Arsenali po planifikon ta shesë sulmuesin francez për të bërë para për blerje të tjera gjatë kësaj vere
Arsenali e ka vendosur Alexandre Lacazetten në listën e transfereve. “Topçinjtë” duan ta sakrifikojnë sulmuesin francez për të bërë para, të cilat më pas mund t’i përdorin për blerje të tjera. Për këtë siguron mediumi britanik “The Mirror”.
Lacazette së fundmi është përfolur për një transferim të mundshëm në Atletico Madrid. Ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Gunners” dhe palët nuk kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e saj. Bashkë me Aubameyang, Lacazette ka qenë njëri prej sulmuesve kryesorë të Arsenalit në sezonet e fundit.