Sulmuesi Alexandre Lacazette po e konsideron mundësinë që këtë muaj të largohet nga Arsenali, raporton Le10Sport.
Francezi është i palumtur me situatën e tij te Topçinjtë pasi po lihet në bankën rezervë, dhe nuk pret që t’i jepet shans në formacionin startues këtë stinor.
Pasi që klubeve evropiane iu kanë mbetur pak ditë para mbylljes së afatit kalimtar, agjenti i Lacazette tashmë i ka njoftuar për synimet e klientit të tij.
Sidoqoftë, Arsenali nuk do ta humbë një lojtar që nuk mund ta zëvendësojë së paku deri në janar.