Duket se ky vit do të përmbyllet me shumë sukses për këngëtaren amerikane, Lady Gaga.
Biondina shkëlqeu ditë më parë teksa pozonte në qilimin e kuq në rolin e protagonistes kryesore të filmit “A Star Is Born” si dhe përkëdheli veten me një super rezidencë në Las Vegas.
Por, kjo nuk është risia e fundit që na ka zbuluar ditëve të fundit 32-vjeçarja për mediat e huaja.
Ajo ka treguar se është fejuar në mënyrë sekrete me Christian Carino në vitin 2017 dhe vetëm tani, e pranoi hapur.
“Falënderoj të gjithë personat e dashur në jetën time. Menaxherin Bobby, të dua shumë. Jam e lumtur me të fejuarin tim, Christian. Ai po më bën të kuptoj jetën.”, tha këngëtarja gjatë një bisede në ngjarjen “Gratë në Hollywood” organizuar nga revista “Elle”.
Gaga aktualisht është duke shijuar suksesin e filmit gjersa producent për herë të parë në karrierë ishte Bradley Cooper.
Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm.