Lady Gaga fiton Oscarin e parë

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Lady Gaga ka fituar çmimin e saj të parë Oscars për “Këngën më të mirë origjinale”.

Ky çmim i është ndarë së bashku me tekstshkruesit e “Shallow”, Mark Ronson, Anthony Rossomando dhe Andrew Wyatt.

Gaga e emocionuar ka falënderuar kolegun e saj Bradley Cooper.

“Nuk ka asnjë njeri në këtë planet që mund ta këndonte këtë këngë me mua, pos teje”, ka thënë ajo në fjalimin e saj.

“Nëse jeni në shtëpi dhe jeni ulur në divan dhe po e shihni këtë, e gjitha çfarë kam për të thënë është se kjo është rezultat i punës së madhe. Nuk ka të bëjë gjithçka me fitoren por që nuk duhet të dorëzoheni. Nëse keni një ëndërr, luftoni për të”.

“Nuk ka të bëjë me faktin se sa herë refuzoheni, ka të bëjë me atë se sa herë keni trimërinë të ngriheni sërish dhe të vazhdoni rrugën tuaj”, ka përfunduar fjalimin Gaga, mes lotëve.

Mark Ronson më pas e ka marrë mikrofonin dhe e ka falënderuar Gagën duke i thënë audiencës “Kur ju jeni në një dhomë me këtë njërin, nuk duhet të bëni shumë…Lady Gaga, ne të nderojmë ty”.

Lady Gaga dhe Bradley Cooper kanë performuar këngën “Shallow” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars.

Ekipi i kësaj këngë ka pasë një sezon të suksesshëm duke marrë cmimin për “Këngën më të mirë origjinale” në Golden Glove Awards dhe BAFTA, po ashtu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme