Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj tha se Kosova Fituese është e vetmja rrugë përpara.
Ai u shpreh për angazhimin e tij për një Kosovë të fortë, me ushtri të fuqishme dhe anëtarësim në NATO, si dhe për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për çdo familje.
Brahimaj theksoi se projekti i AAK-së për një shtet të së drejtës dhe dinjitet ndërkombëtar është tashmë vullnet i shumicës.
“Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, përfundoi ai.