Philip Lahm paralajmëron tërheqjen nga futbolli.
Kapiteni i Bayern Munich pas largimit nga Kombëtarja gjermane në një intervistë është shprehur se në fund të sezonit mund ti japë lamtumirën edhe futbollit me klubin.
Lahm, i cili të premten do të mbushë 33-vjeç, ka deklaruar se trupi i tij nuk po arrin më të përballojë sfida të një niveli të lartë.
“Kam një kontratë me Bayernin që skadon në 2018. Por pavarësisht kësaj jam duke e menduar largimin nga fushat e blerta një herë e përgjithmonë. Në fund të sezonit do të vendos se çfarë do të bëj. Sigurisht që dalja në pension është diçka që nuk e përjashtoj.”
“Vendimi im nuk lidhet më faktin se sa tituj arrin te fitosh, por me faktin se sa i aftë është fiziku yt ti përgjigjet intensitetit të lojës”.
“Sigurisht që është një vendim për të cilin nuk kam pse të nxitohem, por deri sa të vijë dhe momenti, dëshiroj që të jap maksimumin tim sa herë trajneri të më aktivizojë”, ka thënë Lahm.