Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të vazhdohet me bisedime vitin e ardhshëm.
Ai ka bërë të ditur se sot në nivel të ekspertëve në Bruksel është biseduar për pretendimet financiare dhe prona.
“I kam mirëpritur kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e shtatë të bisedimeve sot në Bruksel. Ne kemi vazhduar bisedimet për pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të vazhdojmë sërish në vitin 2021”, ka shkruar Lajçak në Twitter.