Lajçak: Dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëpritur rastin që t’i adresohet sot ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi. Ai ka shtuar se diskutimi sot ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë.

“E kam mirëpritur mundësinë t’i adresohem ministrave të Jashtëm të BE-së sot për dialogun Beograd – Prishtinë. I jam falënderues për interesimin e tyre të vërtetë dhe përkrahjen e fuqishme. Diskutimi sot ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter. (Koha)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme