Lajçak: Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të BE-së në anëtarësim

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm të Malit të Zi, Sergej Sekuloviç.

Lajcak përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ky takim ishte shumë produktiv dhe se Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian për antarësim.

“Takimi shumë produktiv me Sergej Sekuloviç, Ministër i Brendshëm i Malit të Zi. Diskutuam zhvillimet aktuale në Mal të Zi dhe perspektivën e tij në Bashkimin Evropian. Mali i Zi duhet të qëndrojë në vijë dhe mund të llogarisë në mbështetjen e qartë të BE-së”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Të ngjashme