Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak konfirmoi se Kosova e ka pranuar propozimin e BE-së.
Ai tha se tani do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.
Ai dje në Kosovë pati një drekë pune në Prishtinë bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëkryeministrin Besnik Bislimi, ku më pastaj vazhdoi vizitën për në Beograd për ta takuar presidentin Aleksandar Vuçiq.
I travelled to Pristina to meet PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik and to Belgrade to do the same with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. I’m glad that Kosovo now also accepted the 🇪🇺 Proposal in principle. We will continue our discussions at a High-level Meeting. pic.twitter.com/KqSDEvdxhn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023