Lajçak në aksion për të çuar në vend fjalën e shefit: Një takim Kurti-Vuçiq para vitit të ri

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, është vënë në lëvizje për të çuar në vend fjalën e shefit të tij, spanjollit Josep Borell, i cili do një takim të nivelit të lartë në mes të shefit të qeverisë kosovare, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, para vitit të ri. Lajçak brenda dy ditësh ka takuar dy liderët, megjithatë nuk dihet nëse ka arritur t’i bind ata për një takim në ‘qytetin e dialogut’ në Belgjikë, shkruan Gazeta Express.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar sot me kreun e shtetit serb, Aleksander Vuçiq në Beograd.

Sllovaku thotë se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Vuçiqin, dhe thotë se pas gjithë këtyre takimeve ka shumë gjëra të cilat duhet rikthyer dhe shikuar në detaje.

“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme