I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në ditën e tretë të vizitës në Kosovës është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në zyrën e saj, raporton Ekonomia Online.
Lajçak po qëndron në Kosovë në përpjekje për të përafruar qëndrimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat në takimin e fundit, ishin shumë larg.
Lajçak është takuar gjatë qëndrimit në Kosovë edhe me përfaqësues të partive politike nga pozita dhe opozita. Nga Kosova ai udhëton për në Beograd.