Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.
Ai gjithashtu falënderoi Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin ndërmjetësues të dialogut.
“E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”.
Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh.