Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, sot po qëndron për vizitë në Beograd.
Lajçak do të ketë takime të veçanta me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe drejtorin e Zyrës Serbe për Kosovën Petar Petkoviq.
Sipas mediave në Serbi, Lajçak sot po i dërgon Beogradit një mesazh se çfarë presin BE-ja dhe vendet anëtare nga vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
Emisari evropian raportohet se do të përpiqet të vlerësojë mundësitë për përparim në dialog dhe një takim të qëllimshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti deri në fund të këtij viti, thanë për Tanjug në Bruksel.
Vizita e tij në Beograd, e më pas në Prishtinë, vjen pas debatit të Këshillit të BE-së për dialogun, por edhe pas një raundi tjetër të pasuksesshëm të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel
“Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së do t’u përcjellë drejtpërdrejt të dyja palëve pritshmëritë e shprehura në debatin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, ku ai vetë mori pjesë”, tha zëdhënësi i BE-së Peter Stano për Tanjug.