Lajçak në zyrat e Kryqit të Kuq për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Emisari Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot në zyrat kryesore të Kryqit të Kuq, ku ka takuar kreun e kësaj organizate, Peter Maurer.

Lajçka në njoftimin e publikuar në profilin e tij zyrtar, ka treguar se Maurer kanë diskutuar për çështjen e personave të zhdukur dhe ndërlidhjen e kësaj teme me marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim.


“Pata një diskutim produktiv dhe inkurajues me Peter Maurer për çështjen e personave të zhdukur në kontekstin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim. Roli i Kryqit të Kuq vlerësohet tepër shumë”, ka shkruar Lajcak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme