Miroslav Lajçak pritet që nesër ta marrë pozitën e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
Ish-ministri i Jashtëm i Sllovakisë edhe zyrtarisht me 2 prill do ta ketë këtë post. Kësisoj, udhëheqës i dialogut do të jetë për një periudhë një vjeçare.
Ambasadorët e BE-së pritet të japin dritën e tyre të gjelbër për emërimin e tij.
Vlen të theksohet se Lajçak, i cili u propozua për këtë post nga shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, u tërhoq si ministër i Jashtëm i Sllovakisë. Ai këtë detyrë e kishte ushtruar në një periudhë tetëvjeçare.