Lajçak thotë se arsyeja kryesore e vizitës së tij në Ballkan ishte takimi me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, “si negociator i ardhshëm me Serbinë”. Përfaqësuesi evropian thotë se në Prishtinë dhe në Beograd pa vullnet për t’i vazhduar negociatat. Ndonëse kandidati për kryeministër, Albin Kurti, thotë se nuk e ka prioritet dialogun, Lajçak thotë se Kurti është i gatshëm për ta vazhduar dialogun me Serbinë.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për ndërmjetësimin në dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë një interviste në mediumin serb “N1”, ka treguar se çfarë bisedoi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, që i fitoi zgjedhjet në Kosovë me afro 50 për qind të votave, shkruan Gazeta Express.
Duke folur për takimin me Kurtin, që zgjati më shumë se tri orë, Lajçak thotë se Kurti e ka kuptuar se dialogu është i nevojshëm, se është i gatshëm t’i vazhdojë negociatat dhe se ai do të jetë prijës i delegacionit të Kosovës.
“Ai është i gatshëm të vijë në Bruksel, të takohet me Presidentin Vuçiq dhe kjo do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.
Lajçak ka thënë se po presin formimin e institucioneve në Kosovë, që të vazhdojnë me caktimin e takimit mes liderit serb, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, që pritet të jetë Albin Kurti, si i kandiduar i partisë fituese.
“Mendoj që kemi kohë të mjaftueshme dhe pres që takimi i para të bëhet në një kohë të përshtatshme – pas formimit të institucioneve të nevojshme (në Kosovë) dhe kjo mund të ndodhë sigurisht para verës”, ka thënë përfaqësuesi i BE’së.
Lajçak thotë se në dialog duhet të fokusohen brenda këtij viti, duke përmendur se në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, Serbia mban zgjedhjet presidenciale.
“Ne kemi kohë të mjaftueshme që të fokusohemi në dialog deri në fund të vitit. Sepse, Serbia po pret zgjedhjet vitin e ardhshëm, në pranverë”
“Unë pres që takimi i parë do të ndodhë në një kohë të përshtatshme, pas formimit të institucioneve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë gjatë verës” , ka thënë Lajçak.
Duke përmendur se dialogu mund të rinis pasi Kosova të rehatohet me formimin e institucioneve, Lajçak ka thënë se “Kurti është i bindur që këto do të zgjidhen shpejt”.
Lajçak ka vizituar të hënë e kësaj jave Prishtinën, ku qëndroi tir ditë. Më pas e ka vizituar Beogradin.
Dialogu Kosovë – Serbi në dy vitet e fundit ka stagnuar. Fillimisht ishte ndërprerë në në nëtor të vitit 2018, pasi ish-kryeministri Ramush Haradinaj i vendosi tarifë të qindpërqindtë produkteve serbe. Takimet mes palëve në Bruksel vazhduan vetëm atëherë kur kryeministri Avdullah Hoti (qershor, 2020) hoqi reciprocitetin që e kishte vendosur paraardhësi i tij, Albin Kurti.