Lajçak: Shtetet anëtare vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, dëshiroj që kjo mos të ndodhë

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 18:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së pritet të vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mirëpo, siç u shpreh ai pas takimit dy orësh me kryeministrin Albin Kurti, sanksionet do të ishin kundër dëshirës së tij. Ndërsa, një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të mirëpritej nga ai.

Lajçak e ka cilësuar këtë takim shumë të rëndësishëm, ku tha se pati dakordim me kryeministrin Kurti për tri pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës.

“Ka një dakordim për tri pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë”.

“Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm. Kurti ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të mia, për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë. Jemi pajtuar

“Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm. Kurti ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të mia, për të kuptuar pozitat e njëri-tjetrit më mirë. Jemi pajtuar që ky proces të vazhdojë”.

I pyetur se nëse do të ketë sanksione edhe për Serbinë, Lajçk u shpreh se BE është e gatshme për një gjë të tillë.

“BE-ja e ka bërë të qartë se ka sanksione të gatshme edhe për Serbinë, do të zbatohen nëse kuptohet se Serbia s’po vepron me kërkesat e BE-së. Është vendim i shteteve anëtare. Do të jem Beograd nesër. Dëshira ime është të mos kemi sanksione ndaj Kosovës e Serbisë. Dëshira ime është të mos kemi sanksione e të kemi dy palët në Bruksel e të negociojnë si të zbatojnë marrëveshjet”, u shpreh ai, raporton EO.

LIVE:

Të ngjashme