Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në takimet e sotme me kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq në Bruksel u sqaruan detaje të rëndësishme.
“Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar sot propozimet për rrugën përpara për personat e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacionet me para të gatshme. Diskutimet tona të gjata ndihmuan për të sqaruar detaje të rëndësishme”, shkroi Lajçak.
Ndërmjetësi europian shtoi se janë pajtuar të mblidhen sërish javën e ardhshme “me ambicien për të gjetur një zgjidhje”.
Zëvendëskryeministri i Kosovës foli për dallime të mëdha pas takimit, ndërsa përmendi një takim shtesë, që pritet të mbahet më 4 prill.
“U pa se ka një dallim të madh mes propozimeve të të dyja palëve dhe u dakorduam që, pas disa bisedimeve, që ka nevojë edhe për një takim të radhës, për të parë se a ka mundësi të afrohemi drejt një zgjidhjeje apo jo”, tha Bislimi.
Ai nuk pranoi të japë detaje për propozimet.
Today, the Chief negotiators of Kosovo and Serbia presented proposals on a way forward for people affected by the CBK regulation on cash operations. Our long discussions helped to clarify important details. Next week we agreed to reconvene with the ambition to find a solution. pic.twitter.com/RDrIp103Rr
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 25, 2024