Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar sot në Bruksel me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq.
Lajçak bëri të ditur këtë takim nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, gjersa shtoi se Bërnbaqin, kanë diskutuar për hapat e ardhshëm në dialog.
“Mirë ta takojë kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq sot në Bruksel. Ne folëm për zhvillimet rajonale dhe si të promovojmë më tej bashkëpunimin rajonal, si dhe hapat e ardhshëm në Dialog”, shkroi ai në Twitter.