Ambasadori i ShBA-së në Ksoovë, Philip Kosnett, është takuar me të Dërguarin Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Kosnett ka thënë se BE-ja e ka mbështetjen e plotë të SHBA’së në ndërmjetësimin e dialogut mes këtyre dy vendeve. Ai po ashtu shtoi se qëllimi i këtij dialogu do të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë për të dyja vendet.
“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajcak, riafirmova mbështetjen e SHBA-së për një bashkëpunimi, për dialogun, të udhëhequr nga BE-ja. Qëllimi ynë: një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe integrim më i thellë Euro-Atlantik nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Kosnett.
Lajcak po qëndron në Kosovë në një vizitë tre ditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit.