Ekonomia Online
FUNDIT

Pamje nga darka Kurti-Vuçiq, Lajçak tregon se kur do të mbahet takimi zyrtar

Pamje nga darka Kurti-Vuçiq, Lajçak tregon se kur do të mbahet takimi zyrtar

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në një darkë joformale në Berlin të Gjermanisë. Përmes një postimi në “Twitter”, Lajçak ka deklaruar se ka mirëpritur mundësinë për një takim me Kurtin dhe Vuçiqin në një darkë joformale, […]

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në një darkë joformale në Berlin të Gjermanisë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Lajçak ka deklaruar se ka mirëpritur mundësinë për një takim me Kurtin dhe Vuçiqin në një darkë joformale, për të diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

 “Mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka konfirmuar gjithashtu se takimi zyrtar në nivel të kryenegociatorëve do të zhvillohet më 13 maj të këtij viti.

“Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel kryenegociatorësh më 13 maj”, ka shkruar Lajçak.

Welcome the opportunity for an informal dinner discussion about the Dialogue with Prime Minister Kurti and President Vucic in Berlin. Grateful to the German government for hosting. We will continue the discussion on the level of Chief negotiators on 13 May. pic.twitter.com/o9PYXkc2Wd

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 4, 2022

Të ngjashme