Lajçaku sot vazhdon vizitën në Serbi

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të vazhdojë vizitën rajonale në Serbi.

Diplomati sllovak qëndroi për tri ditë në Kosovë, ku u takua me krerë institucionalë e partiakë.

Në Serbi do të qëndrojë deri nesër, për të vazhduar vizitën në Mal të Zi, me çka edhe do të përmbyllet turi i tij rajonal.

Lajçaku tha se pret që dialogu Kosovë – Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja dhe i mbështetur nga SHBA-ja, të nisë sapo të formohet qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme