Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mirëpritur sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.
Lajçak përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
“Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajçak.