Lajçaku takon komunitetin ndërkombëtar, informohet për punën në terren

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirolav Lajçak, ka shkruar në X pas takimeve me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Lajçaku ka ardhur për vizitë në Kosovë të martën, për të shtyrë përpara implementimin e marrëveshjeve të arrira.

“Vlerësova takimet informuese me komunitetit ndërkombëtar në Kosovë mbi situatë në terren dhe vlerësimin e tyre për muajt në vijim”, ka shkruar Lajçaku në X.

Të ngjashme