Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq, folën sot për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit.
Lajçak tha se në takim u folën edhe çështje të tjera, përfshirë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për paratë e gatshme
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak.
Pas takimit të sotëm në Bruksel është deklaruar edhe kryenegociatori i Kosovës, Besnil Bislimi, i cili tha se takimi përfundoi me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.