Lajçaku vjen në Kosovë, pritet të takohet me Bislimin

Prishtinë | 18 Qer 2024 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të takohet në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se takimi pritet të nisë në orën 18:00.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Lajçak së fundmi është takuar me kryeministrin e ri serb, Millosh Vuçeviq, me të cilin tha se kanë diskutuar për çështjen e dialogut.

Siç ka njoftuar Lajçaku, ata janë takuar në Athinë.

“E kam përditësuar për gjendjen në dialog dhe kemi folur për marrëdhëniet BE-Serbi”, ka shkruar Lajçaku në Tëitter.

Një ditë më parë, Lajçaku u shpreh se momentumi i ri për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian “nuk duhet humbur”.

Të ngjashme