Lajiq: Serbia do të fitojë më shumë se Kosova

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 12:48 | Nga

Rasim Lajiq, nënkryetar i Qeverisë së Serbisë ka theksuar se kundërshtimi i Kosovës në gjetjen e zgjidhjes po bëhet pasi në Prishtinë e dinë se Serbia do të fitojë më shumë se sa që ka deri më tash, sepse, tash, ka thënë ai, “ne nuk kemi asgjë”, transmeton Koha.net.

Ai në tv Pink ka theksuar se i duket se zgjidhja për Kosovën nuk ka qenë kurrë më afër.

Sipas tij, ekzistojnë parimet bazë që kjo çështje të zgjidhet ndërsa ka theksuar se në opsion është bërja e re e kufijve.

Lajiq megjithatë ka përfunduar se ende nuk dihet cila është përmbajtja e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën dhe njëkohësisht ka akuzuar opozitën në Beograd se angazhohet për shtyrje të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme