Lajiq: Në vitin 1999 do të pranohej ndarja e Kosovës, tash është vonë

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 14:32 | Nga

Në zgjidhjen e marrëdhënieve me Kosovën realiteti flet se koha nuk është aleati më i mirë i Serbisë, thotë ministri i Serbisë për Tregti, telekomunikacion dhe shoqëri informative, Rasim Lajiq. Ai shton se ndarja e Kosovës është e mirë, porse është zgjidhje vonuar, transmeton Koha.net.

Në pyetjen se si e sheh zgjidhjen për Kosovën, Lajiq për gazetën e Beogradit “blic”, është përgjigjur:

“Ne jemi njëra nga partitë e para që pas dialogut të brendshëm menjëherë e kemi ofruar planin e zgjidhjes për të. Plani përfshin tri faza ose tri grupe temash për të cilat do të bisedohej Pastaj do të vinte periudha e implementimit që do të zgjaste, maksimalisht, 3 – 5 vjet e më pas do të mbahej një konferencë ndërkombëtare rreth statuti final për Kosovën. Ajo do të ishte në një farë forme si Dayton 2.

Në vërejtjen se këto ditë po përmendet modeli i dy Gjermanive, ai tha:

“Ndarja e Kosovës është e mirë, por zgjidhje e vonuar. Po ta kishte ofruar ndokush në vitin 1999, besoj se shqiptarë do ta kishin pranuar me të dy duart. Kundër ndarjes është një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtare për shkak të implikimeve negative në vendet tjera të rajonit. E modeli i dy Gjermanive është i zbatueshëm vetëm në një segment: pajtohemi që të mos njihemi, por duhet të tolerohemi, të jetojmë pranë njëri-tjetrit. Çdo gjë tjetër është e pazbatueshme sepse rrethanat ndërkombëtare janë të tjera”.

Në fund Lajiqi ka theksuar se “konflikti i ngrirë” nuk është zgjidhje pasi ai e ngrin të ardhmen e Serbisë në Bashkimin Europian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme