Zinedine Zidane ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes së kthimit gjysmëfinale kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve.
Kjo për faktin se Nacho Fernandez dhe Isco Alarcon i janë bashkuar grupit në seancën stërvitore të Real Madridit të dielën në Valdebebas, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.
Nacho rikthehet një muaj pas lëndimi që e pësoi kundër Las Palmas, dërisa Isco pas përdredhjeje që i ndodhi në kraharor në takimin e parë gjysmëfinal të mërkurën e kaluar në Munich.
Në seancën e së dielës u përfshinë të gjithë lojtarët që pritet të startojnë të martën, përveç Casemiros, i cili luajti të shtunën mbrëma kundër Leganes.
Mungesa e vetme në këtë seancë ishte Dani Carvajal, i cili po vazhdon riaftësimin.