Lajm i keq për Barcelonën, Messi në dyshime për ndeshjen e sotme

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Barcelona do të zhvillojë ndeshjen e saj të radhës sot me fillim nga ora 21:00, kundër Real Sociedad.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Super Kupën e Spanjës, ku së pari do të luajnë në gjysëm finale, Barcelona kunder Real Sociedad dhe më pas edhe Real Madrid ndaj Athletic Bilbao.

Blaugranët mposhtën bindshëm Granadan, 4-0, në ndeshjen e La Ligas këtë javë. Mirëpo, nga kjo ndeshje u pa një shqetësim i vogël që kishte Lionel Messi me ç’rast ai u zëvendësua, transmeton lajmi.net.

Tani, mediat në Spanjë po raportojnë se argjentinasi mund ta humbas ndeshjen e sotme, ose të paktën të mos jetë titullar.

Vendimi i trajnerit, Ronald Koeman, do të vendosë gjithçka, pra, nëse kapiteni luan sonte apo jo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme