Fotografia e dy binjakëve të posalinduar ku thuhet se u pagëzuan me emrin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, po del të jetë i rrejshëm.
Fotografia e këtyre dy binjakëve ekziston më herët, dhe me një kërkim të thjeshtë gjendet edhe në google.
Kjo fotografi e marr në internet, u manipulua me një përshkrim në gjuhën shqipe duke thënë se prindërit e këtyre binjakëve nuk kishin fëmijë që prej 15 viteve dhe pas ardhjes në jetë të tyre, prindërit kishin vendosur që t’i pagëzonin Albin dhe Vjosa.
Madje në fotografinë e publikuar nuk shihet emrin se nga kush është publikuar. Vetëm se kishin uruar t’i ngjajnë Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, shkruan Insajderi.
Kjo kishte “mbushur” zemrat e simpatizantëve të dy politikanëve, e sidomos kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, të cilët e kanë publikuar edhe në një grup të quajtur “me kryeministrin”. E aty kanë vërshuar “liket” e urimet.