Lajm i keq për motin në Kosovë

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 08:50 | Nga

Javën e parë të tetorit, masa të ftohta ajrore polare nga veriu i kontinentit do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon, të cilat do të paralajmërojnë motin dimëror, me reshje shiu dhe rënie të theksuar të temperaturave nën vlera mesatare. Në vise malore priten edhe reshje bore.

Nga sot, e martë, do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe rrebeshe shiu kohë pas kohe, siç raporton “Prishtina Weather”.

Të mërkurën gjatë mbrëmjes, në vise malore mbi 1000 m priten edhe reshje bore, ndërsa ditën e enjte dhe të premte do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të pjesshme, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë edhe ngrica të lehta.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të dy vlerat ekstreme, me minimale nga 10 gradë celsius, të hënën, deri në -1 gradë celsius të enjten, e në vise malore mund të zbresin deri në -5 gradë, ndërsa maksimalet do të zbresin nga 23 gradë deri në 10 gradë celsius.

Era do të fryjë nga ana veriore 3 – 8 m/s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme