Një studim i ri ka një lajm të mirë për adhuruesit e kafes. Instituti Kombëtar i Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit kanë zbuluar se konsumi i kafes ul shanset për një vdekje të hershme.
Ata gjithashtu rekomandojnë shtatë filxhanë kafe çdo ditë, sepse në këtë mënyrë mund të ulet ritmi i vdekjes me 16%, sipas The Indipendent.
Për studimin, ekipi përdori të dhëna nga UK Biobank, përmes së cilës 500,000 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar, të moshës 38 deri në 73, iu nënshtruan pyetësorëve shëndetësorë, ekzaminimeve fizike dhe ofruan mostra biologjike.
Studimi zbuloi se pjesëmarrësit të cilët pijnë tetë filxhan kafe në ditë apo më shumë panë se vdekshmëria e tyre ulet me 14%, ndërkohë që kjo u rrit në 16% tek ata që pijnë gjashtë deri në shtatë filxhanë kafe.
Dy deri në pesë filxhanë kafe ulin vdekshmërinë me 12%, ndërkohë që një filxhan në ditë apo më pak barazohet me 6%.
Hulumtuesit nga Universiteti Heinrich-Heine dhe Instituti i Kërkimeve IUF-Leibniz për Mjekësinë e Mjedisit në Düsseldorf, Gjermani, zbuluan se konsumimi i katër filxhanë kafeje në ditë mund të ndihmojë në mbrojtjen e qelizave kardiovaskulare nga dëmtimi dhe madje edhe në riparimin e tyre.
Ata sugjerojnë se pirja e kafes ose pijeve të tjera me kafeinë, mund të jetë veçanërisht e dobishme për të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga problemet e zemrës sesa të rinjtë.