“Lajmëro Policinë”, aplikacion online për raportimin e rasteve në PK

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 14:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës përmes një konference për medie, ka bërë të ditur se kanë lansuar aplikacionin “Lajmëro Policinë”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se ky projekt mundëson që qytetari të lajmëroj më kohë policinë, që kjo e fundit të veprojë sa më shpejtë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se rastet kur qytetarët raportojnë fizikisht janë të mëdha, por që shton se ky aplikacion do ta lehtësojë reagimin e Policisë.

“Mund të them se ky aplikacion do te jetë një lehtësim i madh i qytetarëve sa i përket raportimit të rasteve, sepse edhe ashtu mjaft po raportojnë por fizikisht, kështu që tani mund të raportojnë online”.

“I rëndësishëm është edhe për policinë ku shumë më shpejtë mund të mbërrijnë në vend ngjarje. Do të jetë një përafrim i qytetarit me policinë”.

“Mendoj se jemi në rrugë të duhur që ta shkurtojmë reagimin në raste të ndryshme dhe që shërbimet tona karshi qytetarit të jenë më efikase”, tha Qalaj.

E shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathau, ka thënë se që nga marrja e pozitës si shef i Misionit, ka thënë se e ka kuptuar nga stafi i tij, pjesëtarët e Policisë së Kosovës, kanë përparuar shumë me konceptin e policisë në komunitet në Kosovë, dhe se ne së bashku me ta kanë arritur shumë suksese.

“Në pritje të shumë arritjeve të tjera që do vijnë, jam shumë i lumtur që ndodhem këtu për ta mbështetur edhe një herë Policinë e Kosovës në lansimin e programit. Në botën e sotme, komunikimi është shumë më tepër sesa ndërveprim ballë për ballë. Në shekullin e 21 teknologjia mobile dhe e informacionit janë bërë pjesë integrale e jetës sonë. A jeni gjendur ndonjëherë në situata stresuese dhe keni kërkuar ndihmë urgjente? Apo keni qenë viktimë e krimit në rrugë ose në ndonjë vend tjetër? Sa herë keni qenë dëshmitarë të incidenteve që mund të kenë kërkuar vëmendjen e policisë, por ia keni kthyer veshin e shurdhër për të shmangur ndonjë ndërlikim?

“Aplikacioni mobil “Lajmëro policinë”, ofron qasje në telefon celular për të raportuar krimet, dhunën, sigurinë në komunikacion dhe më shumë. Ai madje e lejon publikun të paraqesë informata anonime në Policinë e Kosovës. Aplikacioni pritet të zvogëlojë ndjeshëm krimin e paraportuar, sepse ka tipare të sigurisë që do të garantojnë se informacioni i pranuar do të mbahet me mirëbesim dhe do të respektohet privatësia e atyre që raportojnë krime. Aplikacioni gjithashtu ua lejon përdoruesve të ngarkojnë fotografi në lidhje me problemin që ata raportojnë”.

Aplikacioni digjital, është një platformë telefonike e cila zhvillon standardet e domosdoshme të kohës, përmes kontributit dhe bashkëpunimit të qytetarëve duke njoftuar policinë, raporton EO.

Shkarkimi i kësaj platforme mund të bëhet në “Play Store”, për pajisjet mobile dhe sistem android do të bëhet pak më vonë.

Të ngjashme