Pas kalimit në lëxim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka ardhë një njoftim nga Trusti.
Njoftim i plotë:
Ligjit i rimëkëmbjes ekonomike që mundëson tërheqjen prej 10%, ka kaluar sot (12.10.2020) në lexim të parë.
Parlamenti duhet të kalojë ligjin edhe në leximin e dytë.
Pas leximit të dytë ligji duhet të dekretohet nga Presidenti.
Në momentin që dekretohet ligji nga Presidenti, detajet për aplikim do të bëhen të ditura në mjete të informimit.