Kandidati i PDK-së për deputet, Ardian Kastrati është lajmëruar për herë të parë që nga përfundimi i zgjedhjeve.
Ai përmes një postimi ka thënë se nuk po mund të ju përgjigjet qindra telefonatave që po i vijnë pasi që është në infektivë me prindin e tij, i cili është në gjendje kritike.
Kastrati po përflitet që ka siguruar mandatin për deputet dhe se është ndër më të votuarit në PDK, mirëpo ende nuk ka diçka zyrtare.
Postimi i plotë:
Miq,
Ju falenderoj për qindra telefonata që po m’i bëni sonte. Ju kërkoj shume ndjesë, por sonte nuk mund t’ju përgjigjem. Jam në infektivë me prindin të cilin e kam në gjendje shumë kritike. Do të mundohem t’ju kthej përgjigjet e mesazhet nesër pasdite. Faleminderit shumë në mirëkuptimin tuaj!