Lajmërohet Isa Mustafa, kujton ish-nënkryetarin e LDK-së

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 18:47 | Nga

Ish- kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte në gjendje të komplikuar shëndetësore pas një gripi sezonal që pësoi ditë më parë në Kosovë.

Ai u transferua në Gjermani për trajtim të mëtejshëm, megjithatë po nga ai vend, përmes llogarisë së tij në facebook, ish i pari i Qeverisë së Kosoëvs, ka dhënë një dedikim për të kujtuar ish nënkryetarin e LDK-së, Fadil Feratin, njofton Klan Kosova.

Isa Mustafa duke përkujtuar tetëvjetorin e vdekjes së tij tha se Ferati ishte një udhëheqës me tipare të larta.

”Sot 8 vjet më parë u nda nga ne kryetari shumëvjeçar i Istogut dhe nënkryetari i LDK-së, Fadil Ferati.
Fadili nuk ishte politikan i zakonshëm.
Ai ishte udhëheqës me tipare të larta, ishte lider popullor që e kishte besimin plebishitar të qytetarëve, duke qenë gjithnjë në krye të përgjegjësive politike e kombëtare.
Fadili ishte një prej shtyllave më të forta të LDK-së dhe lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci në Kosovë.
Istogu dhe Kosova do ta përkujtojnë përherë njeriun e tyre model, Fadil Feratin!”

Rreth shëndetit të Isa Mustafës u deklarua një ditë më parë në Zona B të Klan Kosovës edhe Driton Selmanaj, deputet i LDK-së i cili tha se ai tashmë ka gjendje më të mirë shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme