Lajmërohet MSH-ja, nuk suspendohet i emëruari nga Kurti që u përfshi në ryshfet

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Tre kirurgë në Spitalin e Vushtrrisë dyshohet se kanë marr para nga pacientët për të kryer operacionet. Paratë nga rreth 150 deri në 400 Euro, siç rrëfejnë pacientët dhe familjarët në katër video ekskluzive që ka siguruar Gazeta Shneta, mjekët i kanë marr në emër të blerjes së materialit (kryesisht rrjeta dhe klipa) të nevojshëm për operacion.

Në mesin e kirurgëve është Isuf Zekaj – shef i kirurgjisë në SP Vushtrri dhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së, dhe dy kirurgët Ekrem Sefiu dhe Arsim Latifaj. Tre kirurgët po hetohen edhe nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Lidhur me këtë rast ka reaguar Ministria e Shendetësisë. Në reagimin e tyre thuhet se MSH dhe ShSKUK janë ne dispozicion të organeve hetuese për të vazhduar hetimet deri në zbardhjen e rastit.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion.

Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore.

Të ngjashme