Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, ka reaguar me shaka në lidhje me lajmin për vdekjen e tij.
Kështu tha djali i tij Darko për Tanjug, i cili ka folur në telefon me Mlladiqin rreth orës 15:00, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam gjallë” i ka thënë Mlladiq, birit të tij.
Ky reagim erdhi pas një lajmi të rrjeshëm që u shpërnda përmes rrjeteve sociale rreth vdekjes së kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq
Lajmi u shpërnda nga profili i zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme të Bosnjes dhe Hercegovinës Bisera Turkoviq në Twitter.
Ratko Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës, në nëntor të vitit 2017.