Lajmet e rreme kërcënim, liderët të mos i përdorin për vota

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 11:29 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni Konrad-Adenauer dhe Demokraci Plus (D+) kanë organizuar tryezën e diskutimit me temën “Lajmet e rreme, kërcënim i demokracisë”, raporton Ekonomia Online.

Granit Tërnava, menaxher i programeve (KAS), tha se lajmet e rrema janë kërcenim i demokracisë dhe kjo është dëshmuar edhe në demokracitë më liberale në botë.

Ai ka kërkuar që lajmet e rreme të mos përdoren nga liderët për vota gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit.

“E rëndësishme që mediet mos të japin hapësirë për lajme të tilla. Jemi në fushatë prandaj edhe liderët të distancohen mos ta përdorin për vota. Politikanët duhet ta kuptojnë kushdo që fiton me lajmë të rreme, do të kenë më keq. Sa ju përket atyre t’i bojkotojnë mos t’i promovojnë ato, mos t’i nxisin, mos t’i sponsorizojnë ato”.

“Janë disa mënyra se si t’i zbulojnë ato. Janë të shumta lajmet e rrema, secili ka rënë pre, p.sh kemi besuar që Washingtoni ka prejardhje shqiptare. Shpresoj që në ditët e mbetura të fushatës të kemi sa më pak lajme të tilla” .

Leart Hoxha, kryetar i bordit te D+, prezantoi broshurën e bërë në bashkëpunim me KAS në të cilën tregohen format e shpërndarjes se lajmeve të rreme.

Bardh Rugova, profesor Departamentin e Gjuhës Shqipe në UP, tha se kërcënimi nga lajmet e rreme është më i  madh se sa që mendohet.

“…sa herë flitet për fake news thuhet sikur na kanë hyrë minjtë në shtëpi. Puna është me e komplikuar se kjo. Menjëherë pas lufte në Kosovë, babai im sa herë ankohesha për një gënjeshtër, thoshte ku ka tym ka zjarr”.

“Kishte lexuar njëherë një lajm një fake news për mua, i qëllimshëm për qëllime të ndryshme politike ekonomike. Politikanët mund të gënjejnë. Jemi duke jetuar në një shoqëri ku nuk ka mendim. Në një anë e kemi lirinë e shprehjes në anën tjetër e kemi fake news”.

Ai tregoi shembullin për një vaksinë për të cilën duhet të merrnin fëmijët për shkak të mos lindin me autizëm.

“Liria e mendimit dhe shprehjes janë të padiskutueshme mediet na duhen për të na mbrojt nga keqpërdorimet e pushteti”.

Kreshnik Gashi, kryeredaktor në Drejtësia në Kosovë, theksoi se nëse në vitet e 70-ta njerëzit kanë ndërtuar bunker për tu mbrojt nga lufta sot ndërtojnë për tu mbrojtur nga lajmet e rreme.

“Sot nëse i ki lajmet e rreme mundesh me mbërri efektin. Në vitin 2013 ISIS-it ju ka dashtë me vra vetëm një njëri për me mbërri në krejt botën me përçuar frikën, me një viktimë kanë mbërri me na frikuar edhe neve me lajme të rreme. Një i vramë nuk frikon shumë, po i përçuar në krejt botën ngjallë frikë”.

“Bota përballet me atë se nga vijnë këto lajme. Në Kosovë kemi një sistem të rrezikshme të lajmeve të rreme, prej politikës grupeve të interesit. Në Kosovë çdo herë kur ka skandal e shohim një lajm të rreme që autoblindat kanë lëvizur në veri e në ndërkohë janë duke mbushur naftë”, është shprehur ai.

Ndër të tjera në broshurë tregohet se identifikimi i lajmeve të rreme bëhet përmes emrit të autorit, origjina e publikimit, fotografia dhe video si dhe sponzorizimi.

Të ngjashme