Lajmi i fundit nga zhdukja e Emiliano Sala

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Janë zbuluar disa detaje të reja të fluturimit të Emiliano Salas nga Franca drejt Cardiffit.

Emiliano Sala është ende i zhdukur, pasi aeroplani që po udhëtonte drejt Cardiffit është rrëzuar.

Sky News kanë lëshuar një transkript të mesazheve midis Sala dhe Jack McKay, birit të agjentit Willie McKay, duke aranzhuar fluturimin e Piper Malibu që supozohet të ketë rënë në mbrëmjen e së hënës.

McKahy ishte njeriu që e kompletoi transferimin rekord të Cardiffit nga Nantes, mirëpo Emiliano Sala u zhduk në këtë javë.

Kërkimet për lojtarin janë pushuar, pasi policia nuk po arrin ta gjej asnjë gjurmë të tij, ndërsa agjenti i tij ka zbuluar se Sala kishte kërkuar që vet ta paguante fluturimin.

“Në lidhje me rezervimin e fluturimit, ne kontaktuam David Henderson i cili ka fluturuar me ne dhe shumë nga lojtarët tanë në të gjithë Evropën në raste të panumërta”, tha Mc Kay, përcjell lajmi.net.

“Ne nuk kishim ishim të përfshir në zgjedhjen e avionit apo pilotit dhe dëshirojmë të bëjmë të qartë se nuk e kemi në pronësi aeroplanin që ka fluturuar Emiliano. Siç tregojnë mesazhet me tekst: Emiliano nuk ka kërkuar pagesën për fluturimin.

“Bijtë e mi, Mark, Jack, unë dhe pjesa tjetër e familjes McKay do të dëshironim të ofrojmë mbështetjen tonë të sinqertë për familjen Sala dhe të mbështesim thirrjet e tyre për të vazhduar kërkimin”, ka vazhduar më tej ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme