Lajmi i fundit rreth gjendjes shëndetësore të Bill Clinton, pasi u shtrua në spital

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i ish presidentit amerikan Bill Clinton, Angel Urena, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e tij po përmirësohet pasi u shtri në spital për ca ditë.

Urena, përmes një postimi në Twitter tha se Clitnon ka shënuar progres gjatë 24 orëve të fundit, dhe do qëndroj edhe një ditë aty.

Ai shtoi se Clinton është në gjendje të mirë shëndetësore, po flet me miqtë dhe po shikon futboll.

Urena shkroi se shumë shpejt pritet që ai të lirohet nga spitali.

‘’Ai është në gjendje të mirë dhe po kalon kohën me familjen, miqtë, dhe duke shikuar futboll. Ai është tejet mirënjohës për shërbimin e shkëlqyeshëm që vazhdon ta ketë dhe urimet me fjalët më të mira për të dhe familjen e tij. Shumë shpejt pritet të kthehet në shtëpi’’, shkroi Urena ndër të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme