Ish-diplomatja kosovare, Alma Lama, është përfshirë në debatin e hapur së fundmi mbi simbolet fetare në shkollat publike.
Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se veshja e vajzave me shami arabe nëpër shkolla dhe jashtë tyre, është një regres i madh shoqëror, shkruan lajmi.net.
Madje sipas saj, secili interpretim tjetër është mashtrim.
“Veshja e vajzave me shami arabe neper shkolla dhe jashte tyre, eshte nje regres i madh shoqeror. Çdo interpretim tjeter eshte mashtrim”, ka shkruar Lama.