Trajneri i Chelsea-s, Frank Lampard, do të jetë ai që do ta marrë vendimin për të ardhmen e Willian, teksa Barcelona ka shprehur interesim për të.
Edhe pse Willian nuk iu bashkua Të Kaltërve pas triumfit të Brazilit në Kupën e Amerikës, është ish-bashkëlojtari i tij që do ta marrë vendimin për t’ia ofruar atij një kontratë të re apo për ta larguar atë.