Lampard: Mourinho ka një ekip të madh tek United

Prishtinë | 24 Sht 2018 | 12:01 | Nga

Ish-mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, i cili tani është menaxher i ekipit Derby County është duke u përgatitur për ndeshjen që ekipi i tij do ta zhvillojë kundër Manchester United, në kuadër të Carabao Cup.

“Mourinho ka bashkuar një ekip të madh te Manchester United, një nga skuadrat më të mira në Premier League”, ka thënë Lampard para ndeshjes që do zhvillohet në Old Trafford.

Në ndeshjen e fundit, United barazoi në shtëpi 1-1 me Wolverhamptonin, kurse ka mundësinë që në mesjavë tu kthehej fitoreve në ndeshjen kundër ekipit të Lampardit.

Ish-reprezentuesi anglez ka kaluar disa vite duke punuar nën urdhrat e Mourinhos dhe tha se portugezi është duke drejtuar një nga ekipet më të mira.

40-vjeçari mbetet si njëri nga trajnerët për të cilët gëzon respekt të lartë, ish-menaxheri i Chelseat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme