Lampardi bind mesfushorin Kante të mos largohet nga Londra

Prishtinë | 19 Tet 2020 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

N’Golo Kante raportohet se nuk ka ndërmend të largohet nga Chelsea. Mesfushori francez ishte lidhur me një largim gjatë verës, por vendosi të mbetet në Londër.

Sipas mediave angleze, Kante, ka pasur një takim me trajnerin Frank Lampard që ia ka bërë të ditur se llogarit në të.

Kante ka kontratë me “Blutë e Londrës” deri në vitin 2023. Për mesfushorin francez interesim të vazhdueshëm kishin shprehur Interi dhe Real Madridi.

29-vjeçari këtë sezon me londinezët ka pesë paraqitje në Premier League.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme