Lancaster: Formimi i ushtrisë në gjysmë të rrugës, çelësi është partneriteti me NATO-n

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 10:12 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Ramush Haradinaj, tha se se është kthyer në Kosovë pas 18 vitesh që të shoh zhvillimet e FSK-së, raporton Ekonomia Online

Sipas tij, transforimi i FSK-së në ushtri është në gjysmë të rrugës, kurse çelësi i këtij problemi është  partneriteti me NATO-n.

“Në lidhje me lidhjet mes vendeve tona shpresoj që prezenca jonë tregon përkushtimin ndaj Kosovës ne jemi të përkushtuar që të krijojmë një platformë të qëndrueshme. Unë kam ardhur të shoh zhvillimet në FSK dhe jam i lumtur që Kosova dhe vendi jonë kanë punuar në këtë aspekt dhe është një rrugë dhe ne jemi në gjysmë të kësaj rrugë dhe çelësi është partneriteti me NATO-n, e di se do të hasim në pengesa”, tha ai.

“Mund të u siguroj për këto 18 vite Kosova asnjëherë nuk ka qenë larg mendimeve të mia. Ne jemi të përkushtuar ndaj Kosovës dhe ne e kemi dëshmuar me përkrahjen tonë dhe shpresoj që kjo lidhje të vazhdojë për të ndihmuar për forcat e juaja të sigurisë dhe për KFOR”.

Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, tha se transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Nëse ky proces vonon sipas kreut të ekzekutivit duhet që të shoin mënyra të tjera, por që ushtria do të formohet në kohë optimale, raporton EO.

“Jemi të përkushtuar që kjo të behët përmes ndryshimeve kushtetuese nëse në një kohë optimale kjo nuk do të ndodh do të shohim se çfarë do të ndërmarrim por tani jemi nëpër ndryshimet kushtetuese”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se se vizita e ministrit është dëshmi se ne dhe Mbretëria e Bashkuar jemi miq.

“Një moment shumë prekës ministri në vitet 99 ka shërbye si oficer në Kosovë tani vjen si ministër kjo është një dëshmi që Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar vazhdojnë të jenë miq. Me biseda për thellimin e bashkëpunimit bilateral ka ende shumë mundësi shumë punë të mira që munden me ndodh. Ardhja e ministrave e nderon Kosovën dhe i jep një mundësi plus që ky bashkëpunim të thellohet”.

Kryeministri foli edhe për përfshirjen e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, ShBA-të duhet të jenë lehtësues të dialogut dy palësh.

“Një ndihmë e kërkojmë nga të gjithë miqtë”.

Lancaster fillimisht është takuar  me presidentin Hashim Thaçi, kurse më vonë gjatë ditës do të zhvillojë vizitë edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të pritet nga ministri Rrustem Berisha.

 

Të ngjashme