Lansohet baza e të dhënave për të diplomuarit në Qendrën e Karrierës

Prishtinë | 31 Tet 2017 | 16:33 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra për Zhvillim të Karrierës të Universitetit të Prishtinës ka lansuar bazën e të dhënave mbi të diplomuarit në Qendrën e Karrierës.

Baza e re e të dhënave dhe aplikacioni mobil do t’i kontribuojnë ndërlidhjes më të mirë të trupit aktual të studentëve që numëron 50.000 veta dhe ish-studentëve të diplomuar me punëdhënës potencial përmes mundësive për praktikë profesionale dhe punësim, raporton Ekonomia Online.

Baza e të dhënave do të përmbajë profilet e studentëve dhe të diplomuarve si dhe të dhëna mbi punëdhënësit, çka do të mundësojë qasje më të lehtë në vende të punës, praktika profesionale, panaire të karrierës dhe punëtori të ndryshme.

Shyqyri Bytyqi, ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, tha se baza e të dhënave do t`u mundësoj atyre që të kenë informacione të shumta për punësim, kurse e shumëçka tjetër.

“Kosova është vend me popullsinë më të re në Evropë dhe kemi një numër të madh të studentëve e janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë. Është obligim i yni që të studentët të kenë një karrierë më të lehtë. Kjo data bazë do t`u mundësoj atyre që të kenë informacione të shumta për punësim, kurse e shumëçka tjetër”.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delwie ka thënë se qendrat e karrierës janë urë e suksesit të çdo studenti.

“Pjesë e rëndësishme e qendrave të karrierës janë individët e talentuar qe i ndjekin ëndrrat e tyre. Çdo i interesuar për të qenë student ka të drejtë të kërkoj ndihmë. Kosova është e mbushur me të diplomuar nga UP, ka mijëra mentor në pritje. Baza e të dhënave iu ndihmon studentëve qe të gjejnë përvojë të drejtpërdrejt, duhet të sigurohemi që çdo student të lë gjurmët. Nga bizneset dëgjoj që studentët kanë nevojë për praktika dhe mundësia më e mirë është kjo qendër e cila i ofron me afaristët e punësimet”, ka thënë Delawie.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se UP shënon një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e orientimit të karrierës e përfitues do të jenë studentët nga 13 njësit akademike.

“Universiteti hap pas hapi po ndërtohet për të dhënë një dimension të ri. UP-ja sot shënon një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e orientimit të karrierës e përfitues do të jenë studentët nga 13 njësit akademike. Përmes E-karriera studentët dhe të diplomuarit do të kenë mundësi të informohen në kohë reale për profesionin e tyre dhe karrierën e tyre. Në këtë program specifikisht është marrëveshja e sektorit publik dhe privat që të plotësohet trekëndëshi student universitet dhe punësim”.

Ai madje ka bërë thirrje tek studentët që të bindin punëdhënësit për shkathtësitë e secilit student, raporton EO.

Përmes programit Lidershipi Transformues–Bursat dhe Partneritetet, i cili implementohet nga Worldlearning dhe bashkë financohet nga Qeveria e Kosovës, USAID-i ka hy në partneritet me UP-në për të forcuar kapacitetet brenda fakulteteve dhe zyrave të përzgjedhura.

 

 

Të ngjashme