Lansohet dokumenti i veprimit të Pulsit Publik për Doganat e Kosovës

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 09:17 | Nga

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Doganat e Kosovës do të lansojnë dokumentin e veprimit të Pulsit Publik të titulluar “Ndikimi i procedurave të ndërlikuara në nxitjen e korrupsionit në Doganat e Kosovës”.

Dokumenti synon të identifikoj përhapjen e korrupsionit dhe të kuptoj efektet e mundshme të procedurave komplekse që konsiderohen të jenë shkaku i korrupsionit në Doganat e Kosovës.

Për qëllime të këtij studimi, janë intervistuar 200 të anketuar, prej të cilëve 100 nga kompanitë e importit, 50 të eksportit dhe 50 nga ato të brokerimit, duke përdorur metodën shumëshkallëshe me përzgjedhje rastësore të mostrave.

Dokumenti i veprimit gjithashtu përmban veprimet përcjellëse për adresimin e çështjeve specifike.

Alessandra Roccasalvo, zëvendëspërfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së dhe Fahri Gashi, u.d. i drejtorit të përgjithshëm të Doganave të Kosovës do të mbajnë fjalët hyrëse pasuar me prezentimin e të gjeturave kryesore dhe diskutime.

Projekti Pulsi Publik bashkëfinancohet nga USAID dhe UNDP.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme